Kompetencat

Në pajtim me Ligjin për informata të klasifikuara (*) (‘’Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut’’, nr.275/19), Drejtoria për siguri të informatave të klasifikuara është kompetente për mbrojtjen e informatave të klasifikuara dhe zbatimin e standardeve ndërkombëtare, për realizimin e këmbimit të informatave të klasifikuara në pajtim me marrëveshjet ndërkombëtare për kryerjen e mbikëqyrjes inspektoriale në zbatimin e dispozitave të këtij ligji dhe të rregulloreve tjera nga sfera e informatave të klasifikuara, si dhe kryerjen e gjërave tjera të përcaktuara me Ligjin për informata të klasifikuara (*)



Në detaje, si organ i pavarur i Administratës publike në cilësi të personit juridik, Drejtoria:

  • siguron zbatim të vazhdueshëm të standardeve dhe normativave ndërkombëtare në marrjen e masave dhe aktiviteteve për mbrojtjen e informatave të klasifikuara;
  • zbaton koordinim të aktiviteteve për të siguruar mbrojtje të informatave të klasifikuara, me organet shtetërore dhe me institucionet, të cilat bëjnë shkëmbim të informatave të klasifikuara, me shtetet e huaja dhe organizata ndërkombëtare;
  • i përgatitë, organizon, zbaton dhe e përcjell zbatimin e masave dhe aktiviteteve që ndërmerren për sigurimin e mbrojtjes të informatave të klasifikuara që Republikës së Maqedonisë i janë dhënë në përdorim nga shtetet e huaja dhe nga organizatat ndërkombëtare
  • merr pjesë në përgatitjen e planeve dhe programeve, të Republikës së Maqedonisë, për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare nga sfera e sigurimit të mbrojtjes së informatave të klasifikuara
  • planifikon dhe realizon bashkëpunim ndërkombëtar për mbrojtje dhe shkëmbim të informatave të klasifikuara
  • propozon masa për avancimin e mbrojtjes së informatave të klasifikuara;
  • ndërmerr inicijativa për lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare me shtete të huaja dhe organizatave ndërkombëtare nga sfera e shkëmbimit të informatave të klasifikuara;
  • bën akreditim të proceseve dhe sistemeve informatiko - komunukuese;
  • organizon dhe zbaton trajnime për siguri të informatave të klasifikuara;
  • zbaton mbikëqyrje inspektoriale në zbatimin e dispozitave të këtij ligji;
  • zbaton punë të tjera të caktuara me ligj.

  • Gjatë shkëmbimit dhe mbrojtjen e informatave të klasifikuara me NATO dhe Bashkimin Evropian, Drejtoria i kryen këto detyra:


    • koordinim dhe zbatim të politikave të NATO - s dhe Bashkimit Europian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me qëllim që të siguroj nivel të duhur të mbrojtjes të informatave të klasifikuara në pajtim me marrëveshjet e ratifikuara ndërkombëtare;
    • siguri të komunikimeve për zgjedhje, udhëheqje dhe mirëmbajtje të paisjes kriptografike për bartje, përpunim, dhe ruajtje të informatave të klasifikuara;
    • zbatimi i akreditimit të sigurisë i proceseve dhe sistemeve informatiko-komunikuese në të cilat përdoren informatat e klasifikuara;
    • marrja e masave dhe aktiviteteve për mbrojtje të sistemeve komunikues informativ nga rrezatimi kompromitues ektromagnetik;


Në pjesën e menaxhimit me materijalet për siguri kriptografike të informatave të klasifikura dhe përdorim të sigurt, ruajtjen dhe shpërndarjen dhe evidencën e kriptomaterijaleve, Drejtoria zbaton mbikëqyrjen mbi implementimin e masave të cilat i kryen organi kompetent.