Për neMe gatishmërinë e shprehur për t’u integruar në strukturat euroatlantike, Republika e Maqedonisë filloi të ndërmerr hapa të domosdoshëm për t’u afruar drejtë NATO-s dhe BE-së, që nënkupton edhe shkëmbimin e informatave të klasifikuara. Pasi nënshkruhet, Marrëveshja e sigurisë, ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe NATO-s në vitin 1996, brenda kornizave të Ministrisë së mbrojtjes është formuar, Shërbimi për siguri reciproke për mbrojtje të informatave, të cilat do të shkëmbehen ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe NATO-s. Në këtë drejtim, Republika e Maqedonisë ndërmori aktivitete për të bërë ndryshime në sektorin e sigurisë që kishin të bëjnë me informatat e klasifikuara, kur edhe filluan aktivitete për përpunimin dhe sjelljen e Ligjit për informata të klasifikuara. Ligji për informata të klasifikuara (‘’Gazeta zyrtare e R.M”, nr.9/04) hyri në fuqi më 05 mars vitin 2004 dhe me ç’rast, ANS e dikurshme mori emër të ri, Drejtoria për siguri të informatave të klasifikuara, si organ vetëqeverisës i drejtorisë shtetërore në cilësin e personit juridik. Në pajtim me Ligjin, në muaji nëntor, viti 2004 u sollën: - Rregullorja për siguri administrative të informatave të klasifikuara, Regullorja për siguri fizike të informatave të klasifikuara si dhe Rregullorja për personat - shrytëzues të informatave të klasifikuara, ndërsa në mars viti 2005 u sollën: - Regullorja për siguri industriale të informatave të klasifikuara dhe Regullorja për siguri informatike të informatave të klasifikuara. Në shtator viti 2007 u miratua Ligji për ndryshim dhe plotësim i Ligjit për informata të klasifikuara (‘’Gazeta zyrtare e R.M”, nr.113/07) me ç’rast edhe u vendos kontroll e plot jo vetëm ndaj informatave të klasifikuara të huaja por edhe ndaj atyre nacionale, gjegjësisht u vendos mbikqyrja inspektoriale mbi të gjithë organet shtetërore si dhe ndaj personave të tjerë fizik dhe juridik për zbatimt të mirëfillt të Ligjit për informata të klasifikuara. U sollën edhe akte tjera juridike të lidhura me mbrojtjen e informatave të klasifikuara në pajtim me standardet e sigurisë të NATO-s dhe BE-së Pas një cikël të ndryshimeve dhe plotësimeve që pësoi Ligji për informata të klasifikuara ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 145/2010, 80/2012, 41/2014, 21/2018 dhe 83/2018), u vërtetua të qenurit e nevojshme të miratohet një rregullore e re ligjore e cila do t’i përcjell ndryshimet aktuale në trend, në lidhje me përdorimin e informatave të klasifikuara. Për këtë qëllim, në dhjetor viti 2019 u miratua Ligji (i ri) për për informata të klasifikuara, (*)("Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 275/19). I përgatitur duke u bazuar në përvojën praktike gjatë punës me informata të klasifikuara, kjo zgjidhje e re ligjore, më saktë, e rregullon sistemin për mbrojtjen e informatave të klasifikuara në Republikën e Maqedonisë së Veriut, mundëson nivel të lartë të përpuethshmëris, me politikat e sigurisë të NATO - s dhe BE- së si dhe i rregullon çështjet e fushave të ndryshme të cilat ngusht janë të lidhura me sigurinë e informatave të klasifikuara. Me miratimin e Ligjit për informata të klasifikuara(*) dhe marrjen e statusit, Republika e Maqedonisë së Veriut, shtet antar i NATO -s,Drejtoria për siguri të informatave të klasifikuara caktoi standarde edhe më të larta në punë, në fushëveprimin e mbrojtjes dhe të shkëmbimit të informatave të klasifikuara. |