Shkup, 27 shtator viti 2022
Më 27 shtator 2022, u mbajt Konferenca e 12-të e Autoritetit të sigurisë kombëtare të vendeve të Europës Juglindore (SEESA), e organizuar në korniza të kryesimit të Drejtorisë për siguri të informatave të klasifikuara (Autoriteti i Sigurisë Kombëtare të Republikës së Maqedonisë Veriore) me SEENSA me mbështetjen e Këshillit Rajonal për Bashkëpunim (RSS). Përveç përfaqësuesve nga Drejtoria dhe RSS, në konferencë morën pjesë delegacione nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Greqia, Sllovenia, Serbia, Kroacia dhe Mali i Zi, si dhe një përfaqësues nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shkup.
Konferenca u fokusua në aktivitetet aktuale, sfidat dhe planet për të forcuar më tej mbrojtjen e informacionit të klasifikuar në nivel kombëtar dhe rajonal. Prezantimet për sigurinë kibernetike dhe integrimin në BE u mbajtën nga ekspertë të njohur të fushave përkatëse, të cilat e pasuruan më tej të gjithë programin e konferencës. E ardhmja e SEENSA dhe format e bashkëpunimit të mëtejshëm të vendeve ekzistuese ishin temat kryesore të diskutimit. Në këtë drejtim, u ra dakord njëzëri se SEENSA do të vazhdojë të zhvillohet më tej si një mjet praktik i dëshmuar gjithëpërfshirës për bashkëpunim.